Petro Koçi
Kam folur per çeshtjen Be(j)leri qysh para fushates kur theksova se caktimi i nje kandidati te inkriminuar ne masakren e Peshkepise nga trekendeshi Dule, Berisha, Meta ishte nje akt i kompromentuar rende dhe qe ne gjykimin tim do pesonte humbje te sigurte. Parashikimi im bazohej ne llogari te nje fushate pa shitblerje votash etj. Ne fakt edhe PS pa dashje “ndihmoi” te paprituren me fushaten e mekur qe zhvilloi.
Por sot dua te perqendrohem ne dicka tjeter.
Nuk gezoj kur perfytyroj dike ne qelite e burgut. Eshte situate qe e kam provuar ne 97 en edhe se per vetem nje kohe fare te shkurter. Edhe Beleri ne burg nuk me jep ndonje qefberje.
Per mua me e drejte do te ishte qe ai dhe te tjere te ishin gjykuar per masakren e Peshkepise. Por shtetit helen te asaj kohe nuk i interesonte zbardhja e te vertetes, megjithese po tu rikthehesh kronikave greke te kohes identifikohet mire grupi fajtor.
Ajo qe ne fakt me ka pershtypur me shume eshte angazhimi i sotem shteteror i Greqise ne nje pune te brendshme te drejtesise shqiptare. Alibia qe arrestimi i Belerit eshte politik nuk e justifikon dot amatorizmin grek. Beleri nuk eshte ambasadori moral i Greqise ne Shqiperi.
Sot jane ne burg disa bashkiake dhe te tjere do hyjne neser. Po keta cili shtet duhet ti marre ne mbroje?
Çeshtja qe me çudit me shume rendon ne fakt diku tjeter. Kam qene ne disa fshatra te bashkise Himare keto dite per perkujtimore nacionalçlirimtare. Ne takimet me njerez te ndryshem mora vesh qe votues te ndryshem kane mbeshtetur zotin Beleri nga premtimi se ata do te perfitonin shtetesine ose me shqip pasaporte greke. Ky eshte kulmi. Nese drejtesia shqiptare gjykon shitblerjen e votes si mundet Greqia te lejoje qe nje kandidat per kryetar bashkie ne Shqiperi te premtoje pasaporta greke ne emer te shtetit grek. Une besoj se dhenia e shtetesise ne Greqi perfshin pergjegjesi institucionesh sipas ligjit dhe jo sipas Maliqit.
Nese vertetohet qe premtimi per pasaporta greke ka ndodhur atehere do i duhet edhe drejtesise greke te reagoje ndaj zotit Beleri dhe bashkepunetoreve te tij!
Kjo qe po deklaroj nuk perben ne asnje rast amnisti per Berishen dhe Meten qe me caktimin e Belerit kandidat ne Himare kane bere nje nga punet e tyre me te felliqura ne bashkepunim.
Me siguri per kete ulerijne edhe dy deshmoret e atdheut qe u vrane ne Peshkepi.