Një hotel në zonën e Himarës është gjobitur me 500 mijë lekë për hedhjen e mbeturinave jashtë koshave dhe duke mos respektuar oraret e caktuara nga bashkia. Ministrja Mirela Kumbaro, teksa shpërndan videon në rrjetet sociale, thotë se gjoba të tilla do të aplikohen për çdo subjekt që ndot ambientin.
Reagimi i Kumbaros:
Ndëshkim për hotelet që ndotin
Koshat nuk janë për sasitë e mëdha të mbetjeve që gjenerojne hotelet, por për qytetarët!
Policia Bashkiake e Himarës ka reaguar duke gjobitur hotelin në bregdet. Prej ditësh ishte kthyer në gangrrenë, duke mos zbatuar oraret e hedhjes së mbetjeve në grafikun e përcaktuar nga bashkia, por i hiqte nga territori i vet në çdo moment të ditës duke i derdhur në rrugë
E PAFALSHME! Mos dëmtoni sezonin, mos cenoni mjedisin! Jemi në koordinim me Policitë Bashkiake dhe me Policinë e Shtetit dhe gjobat do të aplikohen ndaj çdo çmendurie të tillë!