Çështja e Fredi Belerit ishte temë diskutimi mëngjesin e sotëm në televizionet greke, ku ka qenë i ftuar ish Zëvendës Ministri i Punëve të Jashtme, Nikos Xydakis.
Sipas tij, ndalimi i Belerit nuk kishte pse të kthehej në një problem diplomatik, pasi vetë Beleri është një personazh me histori të errët politike mbi supe.
“Athina dhe Tirana e dinë shumë mirë të dyja rolin që ka luajtur Beleri. Ai nuk është njeri i pafajshëm, ai ka një histori politike dhe një histori të zezë mbi supe. Kjo histori nuk kishte pse të kthehej në një problem diplomatik në marrëdhëniet e Tiranës dhe Athinës”, tha Xydakis.