Shkëlzen Berisha, në reagimin e tij pas publikimit të shkrimit në gazetën TemA, se jeton në vilën e Ilir Shtufit në Rolling Hills, ka thënë se prej 17 vitesh jeton me qira.
“Qe kur jam kthyer ne Shqiperi para 17 vjetesh kam zgjedhur te jetoj gjithmone me qera! Pergjate gjithe ketyre viteve, ku kam nderruar tre here banese, njelloj si shumica e qeramarresve pervec qerase nuk kam pasur asnje mardhenie pune me qeradhenesit! …siguroj qe qerane e kam deklaruar e paguar me banke sepse nuk kam patur fatin e Rames per ta paguar ne natyre apo me klering me leje ndertimi”, shprehet Shkëlzeni në reagimin e tij.
Por si është e vërteta?
Në deklaratat vjetore të pasurisë, Shkëlzen Berisha rezulton se nuk paguan qira prej vitit 2015.
Në atë vit, ai deklaronte se paguante një mijë euro në muaj për një vilë në Lundër.
Ndërsa po atë vit deklaronte se kishre dhënë me qira apartamentin tek ETC, për mbi 50 mijë euro në vit.
Ndërkohë që pas vitit 2015, në deklaratat e pasurisë, ai nuk rezulton se paguan asnjë qira banimi.
Tani përveçse gënjeshtrës publike që bën, që për familjen Berisha nuk është gjë e re, Shkëlzen Berisha duhet të mbajë edhe përgjegjësi ligjore për këtë gënjeshtër.
Kjo, pasi ligji për deklarimin e pasurisë parashikon që subjekti duhet të deklarojë çdo shpenzim mbi 300 mijë lekë.
Dhe qiraja në vilat që jeton ai, sigurisht që nuk është nën 300 mijë lekë.
Ndaj tani ose duhet të dalë prapë e të deklarojë se gënjeu dhe në vilën e Ilir Shtufit jeton falas, ose duhet të merret nën hetim për deklarim të rremë pasurie.