Prej më shumë se një jave, Dua Lipa po shijon disa ditë qetësie dhe pushimi në jugun e Shqipërisë, së bashku me familjen dhe miqtë e saj.
Këngëtarja shqiptare me famë botërore ka zgjedhur për të tretin vit Shqipërinë për të kaluar pushimet verore dhe përmes postimeve të saj ajo ka promovuar shpeshherë plazhet e jugut të vendit, kryesisht Ksamilin i cili është destinacioni i preferuar për të.
Ajo nuk ka reshtur së postuari foto dhe video nga momentet e relaksit në bregun e detit, apo pamjen mahnitëse nga vila ku po qëndron.
Edhe ditën e sotme, Dua ka ndarë disa foto me një copëz të rivierës shqiptare në sfond, e ku ajo padyshim shndrit me fustanin që ka veshur.