Nga Kimete Berisha/
Presidentja Osmani i tha Presidentit Macron, se nëse merr masa kundër qeverisë Kurti dhe bën gabim e pezullon vendimin për liberalizimim e vizave për Kosovën – e ‘vret’ dialogun.
Përdorimi i foljes ‘vrasje’ është më i rëndi që ekziston dhe kjo tregon se Presidentja Osmani është në gjendje të rëndë emocionale.
Fjalë të mëdha përdor njeriu i mundur, i mbështetur për muri, ai askushi dhe i çmenduri!
Presidentja Osmani e kushtëzoi Presidentin Maceon me ‘vrasje të dialogut’.
Ky nuk është ‘guxim’ por është budallallëk i pashembullt i një gruaje të dëshpëruar’!
Dhe meqenëse ‘vrasje’ të përkohshme nuk ka, e kush vritet më nuk çohet, Presidentja Osmani tha se dialogu so të ‘vritet’ përgjithmonë.
E përdori ‘ndajfoljen’ përgjithmonë, ku s’ka ku shkon më përtej se kaq….
Shih ti sa thellë ka shkuar puna – deri në varr.
Presidentja Osmani nuk e fsheh obsesionin me Albin Kurtin.
Ajo nuk sheh përtej hundës së Albin Kurtit; ajo nuk sheh njerëz të gjallë në Kosovë, nuk sheh JETË jashtë vetes dhe qeverisë Kurti.
Vetëm dikush që i sheh krejt shqiptarët e ‘vdekur’, ka mundësi të thotë se ‘dialogu do të vritet përgjithmonë’, se unë po them…që do të ‘vritet’!
‘Vdekja’ e të ardhmes së Kosovës, sipas Presidentes Osmani varet nga ajo dhe vetëm nga ajo.
Nëse ajo ‘vendos’ të vritet dialogu – dialogu shpëtim s’ka…
Nëse ajo do të shihte se ka jetë edhe jashtë saj…
nuk do t’i shkonte mendja të thoshte ‘dialogu do të vritet përgjithmonë’!
Të ishte normale do t’i kujtohej se mandati i saj përfundon (sikurse i gjithkujt, edhe i Albin Kurtit)
dhe pastaj mund të gjenden njerëz normal që besojnë në marrëveshje dhe në paqe.
Kosova për Presidenten Osmani është Albin Kurti.
Por, nuk është e vërtetë.
Ajo po gabon.
Se nëse dialogu ‘vritet’ për të dhe për Albin Kurtin, ka njerëz të tjerë që mendojnë ndryshe, nuk do të vendosin ‘këta’ për Kosovën përgjithmonë.
Është budallaqe që mendon se pas saj, vjen kiameti.
Nëse do të kemi fat e deri atëherë nuk do të ndalet koha…e do të ekzistojë ‘koha’ edhe pas saj!
Se çka e ka gjetur, e prej nga gjithë kjo magjepsje, nuk e di.
Presidenti Macron e fajëson qeverinë Kurti për gjithçka që ka ndodhur në Veri sepse Veriu i Kosovës është i Kosovës;
zgjedhjet në Veri varen nga Kosova
(nuk mund të kërkojë nga Serbia t’i organizojë zgjedhjet në Veri),
prandaj Presidenti francez e di se bllokimi i dialogut dhe ripërtrirja e armiqësive të vjetra me serbët (siç po ndodh) – varet nga Albin Kurti.
Vjosa Osmani dhe Albin Kurti nuk po mund të gjenden në paqe.
Ata po provokojnë ndarje, luftë, paqartësi dhe grindje;
konflikte dhe armiqësi;
e kanë krijuar ‘populln e pushtetit’ që është ‘i mirë’ dhe popullin shqiptar të opozitës (që po dihet çfare është)…
dhe më e keqja, me ushtrinë e tyre të propagandës po i frymëzojnë popullin për hakmarrje.
Kurrë, asnjëri, asnjëherë nuk e tha asnjë fjalë tē butë dhe të urtë, asnjë fjalë që i afron njerëzit!.
Ata flasin veç për të vdekurit.
Dhe ua përtërijnë vuajtjen viktimave.
Albin Kurti e mban të uzurpuar komunën e Leposaviqit, ku për tre muaj është ngujuar një njeri për gjynah, e me të cilin Albin Kurti po luan, sepse e ka gjetur të pamend!
P.S. ‘Edhe ora e prishur, dy herë në ditë, e tregon kohën e saktë’!