Ministrja e Arsimit, Evis Kushi ka reaguar në lidhje me provimin që do t’i nënshtrohen nesër maturantët që dëshirojnë të ndjekin studimet për mjekësi.
Kushi në ‘Facebook’ sqaron se testi i informatizuar për programet e mjekësisë do të mbahet ditën e hënë, më 14 gusht pranë mjediseve të qendrës së Shërbimeve Arsimore.
Mësohet se do të jenë rreth 1813 maturantë që do të ndjekin këtë studim, ku fitues do të shpallen vetëm 400.
Postimi i plotë:
Të dashur 👨🏻🎓👩🎓maturantë,
🗓Ditën e hënë nis testimi i informatizuar 👩💻 në kuadër të pranimeve në programin e studimit 👨⚕️”Mjekësi e Përgjithshme” pranë 📍 Universitetit të Mjekësisë së Tiranës.
Testimi do të zhvillohet pranë mjediseve të 📍 Qendrës së Shërbimeve Arsimore për 1813 maturantët që kanë aplikuar për këtë program, nga të cilët 400 do të shpallen ✅️ fitues.
➡️ Përveç tyre, Universiteti do të pranojë edhe 30 studentë nga trojet (5 Kosova, 5 Maqedonia e Veriut, 5 Mali i Zi, 5 Presheva, 5 Bujanovci dhe 5 Medvegja), 1 nga komuniteti rom, ballkaniko dhe egjiptian, 2 persona me aftësi të kufizuar, 1 me statusin e jetimit dhe 30 transferime. Në total numri i kuotave është 464 studentë për vitin e parë.
Të gjitha detajet që nevojiten për zhvillimin e këtij testimi i gjeni si më poshtë: 👇
➡️ Listën emërore për testimin e informatizuar të maturantëve.