Ekspertët thonë se transplanti me qeliza embrionale ofron shpresë për njerëzit me alternativa të pakta ose pa mundësi të tjera. Rezultatet e hulumtimit në fazën e hershme u botuan të premten në revistën “Science Advances” “Përparimet Shkencore” ndërsa vazhdon një studim më i gjerë.

Kjo procedure trajton “mungesën e qelizave formuese limbale”, një çrregullim i kornesë që mund të ndodhë pas djegieve kimike dhe lëndimeve të tjera të syrit.

Pacientët pa qeliza limbale, të cilat janë thelbësore për ripërtëritjen dhe ruajtjen e shtresës më të jashtme të kornesë, nuk mund t’i nënshtrohen transplanteve të kornesë që përdoren zakonisht për të përmirësuar shikimin.