Qindra vullnetarë i janë bashkuar operacionit më të madh të kërkimit në 50 vite për përbindëshin e pakapshëm të Loch Ness vjet këtë fundjavë. Pavarësisht se nuk është shfaqur vetë Nessi, tinguj të pashpjegueshëm janë regjistruar pranë vendstrehimit “të preferuar” skocez të bishës.

Qendra e Loch Ness dhe Loch Ness Exploration, një ekip i pavarur kërkimor, do të kontrollojnë ujërat për të gjetur shenja nga përbindëshi duke përdorur drone me kamera infra të kuqe dhe detektorë nënujorë. Vullnetarët do të ndihmojnë për të regjistruar çdo pamje natyrore dhe të pazakontë në Loch Ness nga pikat e favorshme në tokë. Ky operacion kërkimi vjen vetëm disa ditë pasi një pushues deklaroi se kishte pikasur një “formë të zezë” në ujë.

Të shtunën dhe të dielën, shkencëtarët dhe vullnetarët do të skanojnë ujërat në kërkimin më të madh që prej se Byroja e Hetimit të Loch Ness nisi studimin e liqenit në vitin 1972. Plani është të kombinohet teknologjinë e re për të skanuar dhe dëgjuar sinjalet nënujore nga Nessi, ndërsa vullnetarët vëzhgojnë sipërfaqen e ujit për të dalluar çdo lëvizje përbindëshi. Përkundër mungesës së provave përfundimtare, ata që u përfshinë në operacion regjistruan katër “tinguj të pashpjegueshëm” ngacmues në një zonë që thuhet se ishte një nga të preferuarat e Nessie-t ndër vite.

Ian McKenna, nga Loch Ness Exploration, tha për zhurmat, të cilat u zbuluan në zonën e gjirit Urquhart: “Ato u kapën nga hidrofonët dje kur ne po vendosnim pajisjet dhe kishte katër tinguj të dallueshëm. Nuk mund të themi se ishte Nessie, vetëm se ato janë të pashpjegueshme.” Qendra Loch Ness ndodhet në hotelin e vjetër Drumnadrochit, ku thuhet se menaxherja Aldie Mackay raportoi se kishte parë një “bishë uji” në Loch Ness 90 vjet më parë. Gjuetarët e Nessie duan të zgjidhin misterin shekullor një herë e përgjithmonë. Por, nëse përbindëshi i famshëm nuk gjendet, Qendra Loch Ness shpreson të paktën të frymëzojë një brez të ri gjuetarësh përbindësh për të vazhduar kërkimin.