Në një intervistë për gazetën ‘Kathemerini’ kryeministri Edi Rama ka rrëfyer një episode gjatë vizitës së tij në Korfuz ku kishte të afërm disa nga nëna e tij. Kreu i qeverisë shqiptare tha për gazetarin grek se fillimisht ai kërkoi që të shkonte në bibliotekë dhe të shikonte një prift.
‘Mamaja ishte nga Vunoi, nga Himara, kishte të afërm në Korfuz. Kur mbërrita atje, kushërinjtë më pyetën se çfarë doja të bëja të nesërmen, të shkoja në plazh, të bëja pazar, por jo unë thashë unë duhet të shkoj në librari dhe të shikoj një prift. Mund të shoh në një librari të gjithë autorët, të shoh Platonin, Aristotelin. Doja të shikojë një prift pasi nuk kisha parë asnjë herë prift në jetën time pasi feja ishte e ndaluar në Shqipëri. Doja të shikoja si dukej një prift. Ishte mjekra e parë që pashë në jetën time, pasi në Shqipëri, mjekja ishte e ndaluar para ’90. Në aeroport ishte një berberhane e cila u priste flokët atyre që vinin nga jashtë dhe u hiqte mjekrën.’- tha Rama.