Kryeministri Edi Rama në një konferencë për mediat në lidhje me sektorin e turizmit. Kryeministri Edi Rama tha se qeveria po shkon drejt një axhende të përcaktuar si rruga drejt Shqipërisë 2023 dhe se do të jetë kampione absolute në rajonin tonë për turizmin.
‘Sot po shohim frutet e para të turizmit në një rrugë që për ne është përcaktuar si rruga drejt Shqipërisë 2030. Shqipëria do të jetë kampionë absolute në rajonin tonë për turizmin, për Ballkanin Perëndimor.
Shifrat flasin për një sukses të jashtëzakonshëm edhe në asketin e afrimit të plotë me Greqinë apo të tjera vende që janë para nesh kur vjen fjala tek numri i turistëve për frymë.
Duhet nënvizuar një element që është aeroporti i Tiranës i cili ka pësuar një transformim shumë të rëndësishme me ndryshimin e koncesionarit dhe ndryshimet që janë bërë nga kompania shqiptare. Shqipëria në rritjen e numrit të pasagjerëve në trafikun ajror është në vendin e parë dhe jemi në kushtet kur mund të themi pa rezervë se jo vetëm jemi konkurrues në aeroportin e Beogradit, por me shumë gjasa mund ta kapërcejmë aeroportin e Beogradit në numër pasagjerësh këtë vit.’- tha Rama.