Kryeministri Edi Rama u takua këtë të martë me të ngarkuarin me punë të SHBA-ve në Tiranë, David Wisner.
Lajmi bëhet me dije nga Ambasada e SHBA në Tiranë.
“I ngarkuari me punë David Wisner u takua sot me kryeministrin Edi Rama për të pohuar sërish lidhjen e fortë mes Shteteve të Bashkuara dhe Shqipërisë.
Ata diskutuan partneritetin e ngushtë të vendeve tona në Këshillin e Sigurimit të Kombeve të Bashkuara, veçanërisht për Ukrainën, si dhe rëndësinë e mbështetjes së rinisë shqiptare. Wisner falënderoi gjithashtu kryeministrin për mikpritjen e jashtëzakonshme që Shqipëria ka treguar ndaj afganëve”, bën me dije Ambasada.
Interesant është fakti se në fotot e postuara nga Ambasada, tek dera duket edhe një shalqi. Ndoshta kryeministrit ia ka sjellë Erion Braçe nga Divjaka, duke qenë se përditë ai poston video nga prodhimi i shalqinit.