Në Portugali ka lindur fëmija i parë nga fekondimi artificial, babai i të cilit ka vdekur në vitin 2019 nga kanceri. Fëmija ka lindur dje në një spital në Porto dhe peshon gati katër kilogramë. Ai mban emrin e parë të babait të tij, Hugo, dhe të dytin, Guilherme, i zgjedhur për të po nga babai i tij.
Babai i tij vdiq nga kanceri në vitin 2019, në moshën 29-vjeçare, por jo pa lënë më parë spermën e tij në laborator dhe një autorizim me shkrim ku aprovon fekondim.
Pjesa tjetër e betejës ligjore duhej të bëhej nga e veja Ângela Ferreira, tani nëna e të voglit Hugo Guilherme. Ligji portugez i riprodhimit të asistuar daton në vitin 2006 dhe ndaloi fekondimin me material gjenetik nga një dhurues i vdekur. Megjithatë, paradoksi ishte se ndalimi vlente vetëm për donatorët e familjes dhe jo për ata anonimë, të cilët si të tillë tashmë mund të kishin vdekur. Ishte angazhimi i Angelës, protagoniste e dokumentarëve dhe lajmeve që atëherë, që çoi fillimisht në një mbledhje nënshkrimesh dhe më pas në një debat në parlamentar.
Partia Socialiste, Komunistët dhe Blloku i Majtë vendosën së bashku për të ndryshuar ligjin, duke përfshirë Portugalinë, ndër të paktat vende që e lejojnë këtë praktikë pas vdekjes së njërit prej bashkëshortëve.