Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Rita Ora, këto ditë ka udhëtuar në Ibiza të Spanjës.

Ajo ka shkuar atje bashkë me burrin e saj, regjisorin Taika Waititi, ku ky i fundit festoi edhe ditëlindjen e tij të 48-të.

Këngëtarja ka publikuar në rrjetin social Instagram disa foto nga momentet e këndshme që ka shijuar bashkë me burrin e saj atje.

Ndër të tjerash, Ora ka bërë të ditur se gjatë qëndrimit në Ibiza, ka shijuar edhe banjën e famshme me akull – krioterapinë, një metodë e holandezit Wim Hof.