Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Rita Ora është rrëfyer për revistën e njohur gjermane “Glamour Germany”.

Ajo ka treguar se si në fillimet e karrierës së saj është tallur dhe shumë njerëz nuk kanë dashur që ajo të ishte kjo që është sot.

“Në fillim të karrierës së saj, Rita Ora planifikoi karrierën e saj profesionale së bashku me menaxherin e saj për 20 vitet e ardhshme.

Ajo u tall nga shumë njerëz, ndoshta sepse nuk donte vetëm të qëndronte në korsinë e yjeve të pop-it si artiste. Sepse ajo refuzoi të futej vetëm në një kuti”, shkruhet në revistën gjermane për këngëtaren Rita Ora.

Këngëtarja është shprehur se shpreson që ëndrra e saj për muzikën dhe filmin të mos përfundojë dhe që në të ardhmen të vazhdojë të jetë prezente në botën e artit.

“Për herë të parë në një kohë shumë të gjatë, jam vërtet e kënaqur që jetoj në të tashmen. Kur mendoj për pesë vitet e ardhshme, shpresoj që ende të mund të punoj, të bëj muzikë, të aktroj dhe të moderoj”, tha tutje artistja shqiptare për ‘Glamour Germany”.
Gjithashtu këngëtarja foli edhe për gabimet e bëra gjatë jetës, duke thënë se ato janë të pashmangshme gjatë mësimeve të jetës.

“Nuk ka rëndësi se kush jeni apo çfarë bëni – ne të gjithë e gjykojmë veten shumë ashpër kur bëjmë gabime. Është e rëndësishme të kujtojmë se në fund të fundit ne të gjithë jemi thjesht qenie njerëzore që kemi fatin të mësojmë nga e kaluara dhe gabimet dhe të jemi në gjendje të bëjmë më mirë në të ardhmen. Pa gabime nuk do të ishim njerëzit që jemi sot”, tha Rita Ora.