Dy adoleshentë të moshës 17 dhe 18 vjeç janë shpëtuar nga policia e Shëngjinit pasi u pësoi defekt mjeti ‘jet ski’ në mes të detit

Pas gjysmë ore kërkimi në det, shërbimet e Policisë lokalizuan rreth 5 milje larg, njërin nga adoleshentët, i cili po tentonte të dilte në breg, me not, dhe më pas kanë lokalizuar drejtuesin e mjetit lundrues që kishte pësuar defekt. Dy të rinjtë kishin marrë një jet ski te ‘Rana e Hedhun’ dhe nuk ishin kthyer në breg duke humbur kontaktet me familjarët e tyre.

Më pas, shërbimet e Policisë Kufitare kanë lokalizuar në det, 18-vjeçarin që kishte mbetur në det sepse mjeti lundrues Jet Ski që po drejtonte kishte pësuar defekt dhe rrezikonte të fundosej

Gjithashtu, shërbimet e Policisë kanë tërhequr në breg, mjetin lundrues Jet Ski që kishte pësuar defekt.

Po gjatë ditës së djeshme, shërbimet e Policisë Kufitare Shëngjin iu shkuan në ndihmë në dy raste, 4 shtetasve që rrezikuan të mbyteshin në det (një shtetasi austriak dhe 3 shtetaseve nga Kosova).