Nuk dihet ende nëse është një gabim, por në mediat në Kosovë, lajmi i një harte të publikuar nga diplomacia ruse e cila shfaq Ukrainën brenda kufijve të saj të njohur ndërkombëtarisht, me pjesët lindore të aneksuara nga rusët pas pushtimit, si dhe me Krimenë

Harta e postuar nga Ambasada e Federatës Ruse në Afrikën e Jugut, po kështu e paraqet Kosovën si shtet brenda kufijve të saj, ndonëse Rusia e mohon shtetësinë e saj.më vete edhe pse Moska nuk e ka pranuar mëvetësinë e saj.

“Realiteti i botës së re multipolare”, thuhet në përshkrimin e hartës së publikuar nga ambasada ruse në Afrikën e Jugut në platformën X, dikur Twitter. Qëllimi i statusit ishte të portretizonte BRICS si një organizatë ekonomike në rritje, por në vend të saj, kjo hartë e portretizon Krimenë si pjesë të Ukrainës dhe duket sikur njeh Kosovën, thonë mediat atje.

Pak ditë më parë, u njoftua se Irani dhe Arabia Saudite ishin në mesin e gjashtë vendeve të ftuara të enjten për t’iu bashkuar bllokut BRICS të ekonomive në zhvillim, në një lëvizje që tregoi shenja të forcimit të një koalicioni Kinë-Rusi, ndërsa tensionet e tyre me Perëndimin vazhdojnë të rriten. Emiratet e Bashkuara Arabe, Argjentina, Egjipti dhe Etiopia pritet gjithashtu të bëhen anëtare të BRICS nga 1 janari i vitit 2024, duke iu bashkuar anëtarëve aktualë Brazilit, Rusisë, Indisë, Kinës dhe Afrikës së Jugut për të krijuar në këtë mënyrë një bllok të bashkuar prej 11 vendesh.