Luana Vjollca ka kujtuar fëmijërinë teksa ecte në rrugët e kryeqytetit dhe ndaloi në një vend që i sjell nostalgji. Moderatorja postoi një foto ku tregoi se nëna e saj mezi ia dilte t’i blinte asaj dhe motrave gjërat që dëshironin dhe vetëm tani që është e rritur ajo e kupton sakrificën.
“E mbaj mend këtë vend që kur kam qenë bebe dhe sa herë e shoh kam nostalgji për kohën kur mami mezi ia dilte të na blinte të 4 motrave atë gjënë që donim në atë moment, por unë derisa u rrita se kuptova kurrë sa vështirë e kishte. Vlerësoni çdo gjë që bëjnë prindërit për ju sepse absolutisht
çdo gjë e tyre prej jush bëhet më shumë sakrificë. Thuajini të dua dhe faleminderit sa herë të mundeni. Mam të dua dhe faleminderit”, shkruan Luana.