Një propozim i veçantë martese ka ndodhur ditën e djeshme në një redaksi lajmesh amerikane.

Spikerja e lajmeve, Cornelia Nicholson, teksa po regjistronte lajmet për emisionin e fundjavës në “Local 3 News”, i dashuri i saj hyri befas në redaksi me një buqetë lulesh, raportojnë mediat e huaja.

I dashuri i saj është gjithashtu spiker, në të njëjtën media si Nicholson, i cili mbajti një fjalim të bukur dashurie të dedikuar spikeres, duke treguar se ata ishin njohur në të njëjtin televizion 4 vite më parë.

Ai tha: “Do të ishte e përshtatshme të ta bëja këtë pyetje këtu, pasi këtu është vendi ku jemi takuar. Ju keni një personalitet të mrekullueshëm. Ju gjithmonë e ndriçoni dhomën kur hyni dhe i bëni të gjithë të qeshin. Jeni jashtëzakonisht e talentuar, veçanërisht në edicionin e lajmeve dhe mendoj se kushdo që ju shikon e di këtë”.

Nicholson në ato momente mbeti e habitur teksa pa të dashurin e saj, por në momentin që ai u ul në gjunj duke i propozuar për martesë, ajo ishte tej mase e emocionuar.