NASA ka konfirmuar së fundmi se po përgatit një avion supersonik të tipit X-59, i cili do të bëjë një udhëtim nga Nju Jork për në Londër për 1.5 orë.

Avioni do të ketë një shpejtësi të jashtëzakonshme afërsisht midis nga 1,535 deri në 3,045 milje në orë, e cila do të jetë dy herë më e shpejtë se shpejtësia maksimale e një avioni luftarak.

Sipas NASA-s, faza tjetër e udhëtimit ajror me shpejtësi të lartë është duke u zhvilluar, e cila deri më tani ka siguruar dy kontrata 12-mujore me firmat e mëdha Boeing, Rolls-Royce dhe të tjerë për të ndihmuar në ndërtimin e këtij avioni nga ana teknologjike. Është planifikuar që avioni X-59 të bëjë fluturimin e tij provë këtë vit, raporton Daily Mail.

Avioni aktual më i shpejtë në botë, Concorde i prodhimit francez dhe britanik, bëri fluturimin e tij të shpejtë midis Nju Jorkut dhe Londrës më 7 shkurt 1996, duke kaluar Atlantikun në vetëm 2 orë 52 minuta e 59 sekonda.

Në deklaratën e saj për shtyp, NASA tha se shpresonte që fluturimet nga Nju Jorku në Londër të përshpejtoheshin “deri në katër herë më shpejt se sa është e mundur aktualisht”.

Sipas menaxherit të Projektit të Teknologjisë Hipersonike të NASA-s, Mary Jo Long-Davis, faza e zhvillimit për avionin e ri do të fokusohet në reduktimin e zhurmës gjatë ngritjes dhe uljes në fillim.

Si Shtetet e Bashkuara ashtu edhe shumë vende të tjera ndalojnë fluturimet supersonike mbi tokë, për shkak të ndotjes akustike nga zhurmat e ngritjeve dhe uljeve të avionëve supersonik.