Presidenti Bajram Begaj ka përkujtuar dëshmorin e Atdheut, komisarin Gani Malushi.
Përmes një postimi në ‘Facebook’, Begaj shkruan se komisari Malushi do të nderohet gjithmonë si shembull frymëzimi për Policinë e Shteti pasi profesionistë si ai lartësojnë figurën e këtij institucioni.
Postimi i plotë:
Dëshmori i Atdheut, Komisar Gani Malushi
do të nderohet gjithmonë si shembull frymëzimi për Policinë e Shtetit.
Do të kujtohet me respekt për luftën pa kompromis me bandat e krimin.
Profesionistë si ai lartësojnë figurën e Policisë së Shtetit dhe rrisin besimin tek ajo.