Turizmi nuk e ndal hovin. Numri i shtetasve që po vizitojnë Shqipërinë ka arritur në mbi 5 milionë vetëm për shtatë muajt e pare të këtij viti, ku 4 milonë prej tyre kanë zgjedhur Aeroportin e Rinasit.
Sipas të dhënave të Ministrisë së Turizmit, Spanja ka më shumë se dyfishin të numrit të vizitorëve krahasuar me vitin që shkoi, e ndjekur nga Turqia, Mali i Zi, Franca e Italia. Edhe pse në luftë nga shifrat verehet se ka pasur pushues edhe nga Ukraina apo Kina e Largët. Shqipëria si destinacion turistik është marketuar në mediat më prestigjoze në botë, duke u kthyer në një nga vendet më të preferuara për të pushuar jo vetëm gjatë sezonit veror por përgjatë gjithë vitit.
Në periudhën e pare të të këtij viti, vendi ynë ka pritur 33% më shumë vizitorë të huaj krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë. Sipas tur operatorëve 2023 pritet që të jetë viti më i suksesshëm.