Shkëlzen Berisha ka reaguar pas editorialit të gazetës TemA, në të cilin botuesi Mero Baze shkruante se ai banon në vilën e biznesmenit që do të ndërtojë kullën 64 kate në qendër të Tiranës.

“SHPIFJA – KULLA 100 KATESHE U BE QERA SHTEPIE

Shpifja konsumon veten!

Kjo u vertetua edhe keto dite kur shpifja per financim kullash 100 kateshe e resortesh ne bregdet u kandis ne nje qera shtepie!

Qe kur jam kthyer ne Shqiperi para 17 vjetesh kam zgjedhur te jetoj gjithmone me qera! Pergjate gjithe ketyre viteve, ku kam nderruar tre here banese, njelloj si shumica e qeramarresve pervec qerase nuk kam pasur asnje mardhenie pune me qeradhenesit!

Pergjegjesia e qeramarresit eshte te paguaje qerane jo te kontrolloje punet, financat dhe bizneset e qeradhenesit.

E njejta gje vlen dhe per banesen aktuale dhe pronarin e saj! Pertej tentatives qe nga ortak ne kulle, me bene qiraxhi qyls, si Rama dikur te Dash Peza ne Peze e me pas tek Mihal Duri , i siguroj qe qerane e kam deklaruar e paguar me banke sepse nuk kam patur fatin e Rames per ta paguar ne natyre apo me klering me leje ndertimi!

Per financime kullash dhe resortesh shpifesit do kene mundesi te perballen me shpifjet e tyre ne gjykate! Sa per Ramen qe permes tualeteve te tij mediatike thote se per kullat qe ai dhe Veliaj firmosin si te ishin “sherbetoret” e mi te bindur, fajin e ka Shkelzeni, sfida mbetet e hapur Revoko leje ose haje me “nder””, shkruan Shkëlzen Berisha.

Ai ka pranuar kështu se jeton në vilën e Ilir Shtufit.