Detaje të reja janë publikuar nga plagosja e 51 vjeçarit shqiptar në Greqi. Mediat greke shkruajnë se shqiptari kishte shkuar me pushime me gruan dhe fëmijët e tij në Lakë ku dhe është përballur me autorin i cili ka qëlluar 10 herë.

Ndër të tjera thuhet se paraprakisht dyshohet se shkak për këtë janë bërë larja e hesapeve. Viktima e sulmit u dërgua në Qendrën Shëndetësore Paxos dhe më pas në Spitalin Universitar të Janinës ku ndodhet në gjendje kritike por të qëndrueshme.

Sipas mediave thuhet se burri mësohet se ka hyrë në vendin tonë të shtunën e 5 gushtit nga Kakavia.

Ndërkohë deri më tani nuk ka asnjë informacion në lidhje me identitetin e të plagosurit dhe të autorit.