Një shpërthim ka ndodhur mbrëmjen e së hënës në një servis makinash në Rusi.

Raportohet se nga shpërthimi kanë humbur jetën të paktën 27 persona, midis tyre fëmijë, ndërsa 75 të tjerë u plagosën.

Ngjarja ka ndodhur në qytetin e Makhachkala, në rajonin jugor të Dagestanit.

Shpërthimi në servis shkaktoi një zjarr të madh dhe shpërthime të tjera të fuqishme në një pikë karburanti ngjitur.

Pretendohet se ka më shumë viktima, por burimet zyrtare nuk i kanë konfirmuar këto shifra.