Ministrja për Evropën dhe Punët e Jashtme dha një deklaratë për drejtimin e Shqipërisë për herë të dytë në Këshillin e Sigurimit në OKB më 1 shtator.
Xhaçka thotë se tashmë, Shqipëria ulet si vend me një eksperiencë të vyer në Këshillin e Sigurimit. Në Presidencën e KS, Xhaçka tha se do të ndërmerren dy nisma shumë të rëndësishme për politikën e jashtme.
Bëhet fjalë për një platformë bashkëpunimi, që garanton shpërndarjen e ndihmave humanitare kudo në botë, në kohë krizash gjë që ministrja theksoi se përmirëson dhe përshpejton mënyrën sesi shpërndahen këto ndihma e kontribute. Aktiviteti tjetër lidhej me pushtimin rus të Ukrainës, ku do të zhvillohet një debat i hapur në Këshillin e Sigurimit. Xhaçka tha se këto janë aktivitete shënjuese që është punuar shumë.
“Shqipëria nis nesër Presidencën e saj të dytë në KS. Mbajtja e Presidencës i hjep venit tonë mundësinë që të përfaqësoje në masë të madhe se cila do të jetë ahxenda dhe cilat do të jenë çështjet që do marrin vëmendjen. Ndryshe nga janari i 2021 ku u ulëm për herë të parë, ne sot po ulemi me një eksperiencë të vyer. Janë dy momente të rëndësishme të kësaj Presidence.
Nismë e rëndësishme dhe inovative që punojmë, përpjekje ambicioze për të garantuar shpërndarjen e shpejte dhe efektive të ndihmave humanitare kudo në bot, qoftë në luftë qoftë në vende që preken nga fatkeqësi natyrore. Aktiviteti tjetër shënjues i presidencës tonë i kushtohet agresionit të paligjshëm rus kundër Ukrainës. Si bashkëpenëmbajtës me SHBA, kjo është një nga çështjet që ka shënjuar mandatin tonë. Aktivitete e ngjarje të tjera do të shënojnë shtatorin në OKB, edhe gjatë javës së Asamblesë Parlamentare”- tha Xhaçka.
Nga 1 janari 2022 Shqipëria u ul si anëtare jo e përhershme e Këshillit të Sigurimit të Organizatës së Kombeve të Bashkuara. Më 11 qershor 2021 Shqipëria u zgjodh anëtare jo e përhershme e Këshillit të Sigurimit për periudhën 2022-2023 duke shënuar një ditë historike.
Shqipëria ishte vendi i vetëm nga ata që ishin në garë që nuk kishte qenë asnjëherë anëtare e Këshillit të Sigurimit. Shqipëria bën pjesë në Organizatën e Kombeve të Bashkuara që nga dhjetori i vitit 1955, me përfaqësues në Asamblenë e Përgjithshme. Zgjedhja në Këshillin e Sigurimit, për herë të parë pas 66 vitesh anëtarësim në OKB, përfaqëson sfidë madhore, por dhe një mundësi të shkëlqyer për Shqipërinë.
Shqipëria u paraqit si kandidaturë konsensuale e Grupit të Vendeve të Evropës Lindore. Veprimtaria e Këshillit të Sigurimit në Kombet e Bashkuara ka prioritet paqen dhe sigurinë ndërkombëtare.