Rita Ora është prej disa vitesh pjesë e jurisë së “The Vocie Australia 2023”, për të përzgjedhur talentet e rinj në këtë vend.

Dhe siç nuk kishte ndodhur asnjëherë deri tani, së fundmi pjesë e talent-showt është bërë një shqiptare nga Kosova, Sihana Haxhnika, e cila iu bashkua skuadrës së Ritës. Kjo e fundit u lumturua shumë kur mësoi origjinën e saj e madje përshëndeti edhe familjen e Sihanës në shqip.

Sihana ka dhënë një intervistë për “Klan Kosova”, ku ka treguar për emocionet që përjetoi atë mbrëmje dhe dëshirën e madhe që ka për të punuar me Ritën.

“Kur u bëra ekipi i Ritës dhe kur ajo e ka kthyer karrigen jam bërë shumë e lumtur dhe e entuziazmuar, gjithmonë e kam dashur Ritën që kur kam qenë e vogël, e lumtur që jemi dy shqiptare dhe do të mund të punojmë bashkë.

Kur më ka pyetur për mbiemrin kam filluar të qesh se mbiemri im nuk është një mbiemër që e ka çdo kush, se është i rrallë kur e thashë përsëri ajo u shokua se ajo e kuptoi se ishte mbiemër shqiptar dhe kjo më lumturoi”, u shpreh Sihana.