Komiteti Disiplinor i FIFA-s ka vendosur këtë të shtunë të pezullojë nga të gjitha aktivitetet e lidhura me futbollin në nivel kombëtar dhe ndërkombëtar, Presidentin e Federatës spanjolle të futbollit të femrave.

Luis Rubiales do të jetë i pezulluar për një periudhë fillestare prej 90 ditësh.

Vendimi i organizmit më të lartë të futbollit vjen pasi Rubiales në mbledhjen e djeshme të Asamblesë refuzoi të jepte dorëheqjen që iu kërkua pas skandalit që shpërtheu me puthjen në buzë që i dha sulmueses Jennifer Hermoso.