Një përleshje me dema që u zhvillua në periferi të Madridit në Spanjë ka rezultuar keq për 28-vjeçarin Alejandro Conquero, pasi demi me të cilin po luftonte ka arritur ta godasë, duke e hedhur në ajër si kukull dhe duke e plagosur rëndë.
Në videon trandotëse nga ndeshja me dema, duket se lojtari spanjoll nuk është në gjendje të parandalojë kontaktin me demin, i cili me goditjet e tij e plagosi aq rëndë sa 28-vjeçari u detyrua të transportohej me helikopter në spital.
Në video dëgjohen britmat e spektatorëve që nuk e prisnin një zhvillim të tillë në ndeshjen me dema.
Sipas diagnozës së mjekëve , 28-vjeçari Konkero ka mbetur i plagosur rëndë në ije. Aksidenti ndodhi gjatë ndeshjes së tretë me dema në ngjarjen vjetore Prieto de la Cal.
Vihet re se Conquero është djali i matadorit të njohur Jose Conquero, i cili në Spanjë njihet si “Uragani Huelva”.
La cornada a Alejandro Conquero ha sido horrible, estamos a la espera de un helicóptero que lo traslade al hospital. Que duro es esto , joder, que duro. pic.twitter.com/Y1fPZFtsk0
— Alfonso Ibarra ✝️🇪🇦 (@Aibabur) August 14, 2023