Avokati Spartak Ngjela tha në një intervistë se PD zyrtare mund të vijë në pushtet nëse Lulzim Basha do të dijë të shfrytëzojë siç duhet mbështetjen që mund të marrë nga Uashingtoni.

Sipas tij, Rama mbështet Berishën ndaj do ta pengojë Bashën në rrugën për ristrukturimin e PD.

“Nëse do të ketë ndihmën e Uashingtonit dhe unë pres që ta ketë, ai (Basha) e ka aftësinë të marrë në parti nivele të larta të politikës dhe intelektit, atëherë e djathta bëhet e fortë dhe në zgjedhjet ardhshme merr pushtetin.

Kjo varet si do ta ketë raportin me Uashingtonin, sa ndihmë do i japë Uashingtoni dhe sa i aftë do të jetë Basha.

Saliun në ‘91 e solli Uashingtoni në pushtet. Rama do ta pengojë, është me Saliun.

Nuk ka marrëveshje, thotë më këtë s’fitojnë kurrë.

Por s’ka ç’ti bëjë këtij Rama, do ta godasë edhe me mediat e veta, por është problemi sa i aftë është Basha në ecurinë e tij”, tha Ngjela.