Ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin Elisa Spiropali, ka perkujtuar sot dy emra te medhenj te historise se Shqiperise, lindjen e Nene Terezes dhe shuarjen e poetit Migjeni
Spiropali ne nje postim ne rrjetin social, i ka cilesuar si dy te perunjurit e medhenj, por luftetare te paepur ne mbrojtje te vegjelise.
Postimi i Spiropalit:
Shën Tereza lindi më 26 gusht 1910.
Migjeni u largua nga kjo botë pikërisht më 26 gusht 1938.
Dy të përunjurit e mëdhenj, luftëtarët e paepur në mbrojtje të vegjëlisë, i lidhte pazgjidhshmërisht zinxhiri mahnitës lindje-vdekje si shkak-pasojë.
Lutjet e Shën Terezës dhe kujat poetike të Migjenit, ishin e njëjta klithmë shpirtrash të mëdhenj nga Shqipëria e vogël drejtuar padrejtësive të botës.
Njëra nga Lindja, tjetri nga Vdekja, Shën Tereza dhe Migjeni vijnë bashkë çdo 26 gusht për të na kujtuar se kudo ku ka dëshpërim dhe dhimbje, ka ngushëllim dhe shpresë.
Shenjtorja Terezë dhe Poeti Migjen na ndezin krenarinë për të mëdhenjtë tanë që ia kemi dhënë edhe botës.