Nga koncerti Alpha Show i Noizyt, një prej detajeve që u komentua më së shumti ishte interpretimi i Stresit. Reperi i njohur, sidomos në fillim të këngës së përbashkët ‘Medalioni’ nuk ishte në sinkron me orkestrën.

Por gjithçka ka qenë një problem teknik, siç tregon vetë Stresi me një postim. Reperi ka kërkuar falje që performanca nuk ka qenë në nivelin e duhur.

“Ndjesë për performancën time. Siç duket edhe në video vetëm kur Zini e rregullon mbrapa më vijnë valët e zërit”, shkruan Stresi.