Përplasjet mes personazheve të muzikes në vendin tonë dhe jo vetëm janë të shpeshta.
Në shumë raste, kjo është një mënyrë që këngëtarët, kryesisht të muzikës hip-pop të jenë të pranishëm në media dhe të bëhen viralë në rrjetet sociale edhe përmes këtyre formave. Rasti i fundit është përplasja në distancë mes Stresit dhe Cllevios, dikur miq më njeri-tjetrin, sot kundërshtare. Qëndrimet e forta të Kleviol Ahmetajt ( Cllevio Serbiano) deri në ofendime ndaj Stresit dhe familjes së tij kanë bërë që këngëtari tropojon të reagojë në rrjetet sociale. Arkimed Lushaj sfidon Cllevion dhe i kërkon të takohen për të zgjidhur problmet mes tyre.
Postimi i plotë i Stresit:
“I kërkoj falje familjes time që për fat të keq janë bërë pjesë e disa sharjeve shumë të neveritshme.
E vetmja gjë për të cilën ja vlen të luftosh sot është familja.
Familja do të jetë gjithmonë arsyeja pse unë jetoj.
Ti more karkalec njeriu më i urryer në Shqipëri më thuaj ku je dhe të premtoj se do vij të takoj, t’i lëmë familjet jashtë.
Si burrat veç unë e ti?”.