Drejtori i Arkivave, Ardit Bido thotë se arrestimi i Fredi Belerit në Himarë, prishi synimet që Athina ka në tokën shqiptare. Në një intervistë për Report Tv, Bido tha se Greqia, me veprimet e viteve të fundit, ka tentuar që të zgjerojë influencën në jugun e Shqipërisë duke synuar vendosjen e tabelave dy gjuhëshe nga Llogaraja dhe deri në Konispol. Sipas Bidos, Greqia synon që në censusin që do të mbahet në Shqipëri këtë vit në bashkinë e Himarës të deklarohen 20% grek dhe sipas legjislacionit tonë të brendshëm do t’i lindete e drejta përfaqësuesve të minoritetit që të kërkojë tabela dygjuhëshe nga Qafë Bota në Llogara, nga Muzina në Sarandë.
‘Objektivi i Greqisë është që të marrë pjesë jugore të vendit. Greqia synon që gjithë pellgun e Sarandës dhe Delvinës të jetë një zonë dy gjuheshe, minotoitare në të cilët do të vulvitet flamuri grek. Greqia do që të jetë gjuha greke në Konsipol, Himarë, Dhërmi, Palasë, qasje të cilën Greqia e ka nisur vitet më parë që prej censusit të vitit 2021. Në censusin e vitit 2011 në bashkinë e Himarës doli se 11.5% e popullsisë ishte greke dhe Athina ka nevojë që të arrijë 20% grekë në bashkinë e Himarës dhe sipas legjislacionit tonë të brendshëm do t’i lindej e drejta përfaqësuesve të minoritetit që të kërkojë tabela dygjuhëshe nga Qafë bota në Llogara, nga Muzina në Sarandë.
Fedi Beleri tregoi se mund të marrë vota me një sërë mekanizmash, duke dhënë shtetësi në Himarë dhe në Tiranë. Ka dhënë shtetësi greke tek biznesmenë dhe në Himarë jepte bursa në universitete shtetërore greke, kishte akses në spitalin e Himarës si askush tjetër atje. Fitorja i tregoi Athinës që në censusin që do të jetë në dhjetor mund të arrihet 20% grek në Himarë dhe të futej si kancer në Shqipëri. Fredi Beleri është një pjesë e një projekti politik të Athinës.
Arrestimi Fredi Blerit i prishi një plan të tillë të Athinës. Greqia po përgatitet për atë që do të bëjë në vitin 2024 që ka si qëllim që të krijojë minoritete artificiale në të gjithë pellgun e Himarës. Nëse nuk realizohet qëllimet politike të Athinës atëherë Shqipëria do të pengohej në rrugën drejt Integrimit të BE-së. Objektivat e Greqisë u shprehen edhe duke mos ftuar kryeministrin Edi Rama.’- tha Bido.