Presidenti serb Aleksandër Vuçiç ka reaguar në lidhje me turin e homologut të tij ukrainas, Volodymyr Zelensky, ku së bashku nesër do të kenë një takim në Athinë. Vuçiç ka deklaruar se nesër do të ketë një bisedë të hapur me liderin e Ukrainës, ku ka theksuar se do të ishte goditje e madhe për Serbinë nëse Zelensky njeh Kosovën si shtet.

“Do të përpiqem të flas me Zelenskyn dhe do të ulem dhe do të bisedoj me të privatisht për gjithçka që ka ndodhur së fundmi rreth Kosovës, njohjen apo mosnjohjen e tërësisë territoriale të të dyjave vendeve.

Ne respektojmë integritetin territorial të Ukrainës dhe shpresojmë që ata të respektojnë edhe tonin”, tha ai.