Godina e Gjykates se Posacme Kunder Korrupsionit dhe Krimit te Organizuar (SPAK), e cila nisi punen kete te premte. /r/n/r/nThe building of the Special Court against Corruption and Organized Crime (SPAK), which began work this Friday.

Gjykata e Apelit të Posaçme paraditen e kësaj të enjte do të vendosë në lidhje me të arrestuarit gjatë operacionit “Metamorfoza”.

Seanca do të zhvillohet në orën 10:00 dhe pritet që të jepet vendimi për për kërkesën e biznesmenit Pëllumb Gjoka, oficerit të policisë Oltion Bistri dhe personave të tjerë të arrestuar që kërkojnë ndryshimin e masës se arrestit në burg.

Ata kundërshtojnë mënyrën proceduriale të mbërritjes së provave që përfshijnë mesazhet e përgjuara në aplikacionet SKY EÇ dhe Encro Chat të zbërthyera nga autoritetet franceze.