Ditën e nesërme nisin regjistrimet për në Universitete dhe dekani i Fakultetit të Ekonomisë, Dhori Kule ka dalë me një mesazh për të gjitha maturantët, duke i qetësuar ata që të mos nxitohen, pasi janë edhe 291 vende të lira.
Në një deklaratë për mediat, Kule u shpreh se ata që kanë vendosur të jenë pjesë e këtij fakulteti të mos nxitohen pasi ka nga ata studentë që janë shpallur fitues në Fakultetin e Ekonomisë, por që mund të regjistrohen në degë të tjera.
“Mesazhi që do të përcillja meqë nesër fillon regjistrimi, është ai i faktit që të mos shqetësohen maturantët pasi sikur të regjistrohen të gjitha ata që janë shpallur fitues, mbeten 291 vende të lira, sepse janë shpallur fitues në një nga 4 degët e Fakultetit të Ekonomisë. Nga ata që janë shpallur fitues mund të regjistrohen në universitete dhe fakultete të tjera. Maturantët të mos nxitojnë nëse kanë vendosur që të jenë studentë të fakultetit të Ekonomisë dhe të jenë pas 5 vitesh specialistë të kërkuar nga tregu shqiptar”, tha ndër të tjera Kule.