Në rajonin Allentezho, në jug të Portugalisë është shpallur “alarmi i kuq” pasi temperaturat përvëluese nga njëra anë dhe erërat e forta nga ana tjetërt, po paraqesin rrezik shumë të lartë të përhapjes së zjarreve.
Temperaturat e larta dhe erërat e forta, kanë vështirësuar punën për shuarjen e vatrave aktive të zjarreve, që kanë shkatërruar rreth 7 mijë hektarë tokë.Rreth 800 zjarrfikëse, janë angazhuar për të shuar zjarret në rajonin jugor të ‘mbuluar’ nga flakët, ndërsa më shumë se 1,400 njerëz janë evakuuar.
Më shumë se nëntë zjarrfikës, janë lënduar teksa përpiqëeshin të shuanin zjarret.
Kryetari i Odemirës, Helder Guerrerio, tha se situata është kritike, e vështirë dhe e ndërlikuar. Ndërkaq, komandanti i Mbrojtjes Civile, Jose Riberio, tha se ka ende shumë punë para se zjarret të vihen nën kontroll.
Nga 19 fshatra të vogla, katër prej të cilave janë destinacione turistike, banorët janë evakuuar si masë parandaluese. Autoritetet thanë po ashtu se disa rrugë janë bllokuar, për shkak të vatrave aktive të zjarreve, të favorizuara nga era, të cilat po bëhen gjithnjë e më të vështira për tu shuar.
Shtetet në jug të Evropës, sikurse Portugalia, janë përballur me temperatura të larta gjatë kësaj vere, dke bërë që autoritetet të paralajmërojnë për rreziqe shëndetësore.
Edhe tri qarqe në veri të Portugalisë të martën janë vendosur në alarm të kuq, pasi temperaturat pritet të arrijnë deri në 41 gradë Celsius në qytetin verior, Kastello Branko.