Presidenti serb Aleksandër Vuçiç, ka akuzuar kryeministrin e Kosovës Albin Kurti se nuk mbështet dialogun dhe paqen për të zgjidhur mosmarrëveshjet mes vendeve.
I ndalur tek tensionet në Veri të Kosovës, Vuçiç ka thënë se situata me Kosovën mbetet e vështirë.
“Situata në Kosovë është jashtëzakonisht e vështirë. Serbët po joshen, po arrestohen. Ju keni të bëni me një njeri irracional që nuk dëshiron paqe dhe ëndrra e jetës së tij është të dëbojë serbët dhe të bashkojë Kosovën dhe Shqipërinë”, ka thënë Vuçiçi. Po ashtu presidenti serb nuk la pa shigjetuar edhe ndërkombëtarët, duke thënë se është akuzuar nga Perëndimi, dhe sipas tij nuk ka bërë asgjë tjetër veçse ka mbrojtur popullin serb.
“Është e vështirë për një veteran politik. Presionet janë, është e vështirë të kërcënohesh. Thonë se po shantazhohem dhe gjithmonë nisin nga vetja e parë”, është shprehur ai.
Më tej shton se Serbia është në rrugën europiane, por nuk mund të mbyllin sytë përballë padrejtësive.
“Unë mendoj se synimi i Serbisë është rruga drejt Evropës. Ne nuk duam të jetojmë në një diktaturë, por në një demokraci, ku askush nuk do t’i vrasë kundërshtarët politikë”.