Kina Lindore është goditur nga një tërmet i fuqishëm në orët e para të së dielës.

Sipas mediave vendase, tërmeti me magnitudë 5.5 ka shkaktuar shembjen e 126 shtëpive dhe plagosi 21 persona.

Epiqendra ishte 26 kilometra në jug të qytetit të Dezhou në provincën Shandong, në një thellësi prej 10 kilometrash, sipas raporteve nga Shërbimi Gjeologjik i SHBA

Autoritet kineze nuk raportojnë për viktima të mundshme ndërsa nga videot në rrjetet sociale shihen me qindra banesa të rrënuara plotësisht, teksa bëhen me dije për dhjetëra të plagosur.