Zjarri në ishullin Maui të Hawaiit, me një numër paraprak të vdekjeve prej 93, është zjarri më vdekjeprurës në historinë e SHBA që nga viti 1918, kur 453 njerëz vdiqën në Minesota dhe Wisconsin.
Numri i të vdekurve në arkipelagun tropikal ka tejkaluar atë të zjarrit të Camp Fire, zjarrit të vitit 2018 në Kaliforni që praktikisht fshiu qytetin e vogël të Paradise nga harta dhe vrau 86 njerëz. Por autoritetet parashikojnë se numri përfundimtar do të jetë shumë më i rëndë.
Sipas autoriteteve, janë ende një mijë të zhdukur dhe vetëm 3% e zonës së shkatërruar nga flakët deri më tani është kërkuar, madje edhe me ndihmën e qenve të shpëtimit. Shefi i policisë në Maui, John Pelletier, ka ftuar popullatën t’i nënshtrohen analizave të ADN-së, për të përshpejtuar identifikimin e vështirë. Deri tani janë kryer vetëm për një çift, për shkak të fuqisë shkatërruese të zjarreve. “Eshtrat që po gjejmë janë nga një zjarr që shkriu metalin. Kur i mbledhim ato… ato shpërbëhen,” shpjegoi ai.