Situata e presidentit të Federatës Spanjolle të Futbollit, Luis Rubiales dhe e vetë RFEF (Federata Mbretërore Spanjolle e Futbollit), është përkeqësuar më keq, pas ngacmimit seksual ndaj Jenni Hermoso, e puthur me forcë gjatë dorëzimit të medaljes së artë, pas fitores së Kupës së Botës për femra.
Një gjest për të cilin Rubiales kërkoi falje, gjithsesi pa i shuar polemikat dhe kërkesat për t’u larguar nga posti, gjë të cilën e kërkoi edhe kryeministri i Spanjës Sanchez.
Në fakt, duke bërë publike videon e kërkimit të faljes së numrit një, Federata e Futbollit e Spanjës shtoi edhe “deklaratat” e sulmueses, e cila e përkufizoi gjestin si “reciprok” dhe foli për një “lidhje të thellë miqësie” që supozohej se kishte me Rubiales.
Fraza këto, që sipas medieve spanjolle nuk janë thënë kurrë nga Hermoso, e cila në të vërtetë refuzoi kategorikisht të shfaqej në videon e regjistruar nga presidenti, pavarësisht se, siç raportohet në Spanjë, Rubiales dhe trajneri Jorge Vilda (tashmë në qendër të polemikave të shumta) kanë ushtruar presion, madje edhe ndaj familjes së lojtares, për të zbutur dëmtimin e imazhit të shkaktuar nga gjesti i turpshëm i numrit një të futbollit në Spanjë.