Ivana Knoll, e cila u bë e njohur si “tifozja më seksi” e Botërorit të Katarit 2022 vazhdon pushimet në Mykonos.
Ish-Miss Kroacia, e cila ra në sy në tribunat e Botërorit të fundit, prej disa ditësh ndodhet në ishullin e Erërave, prej nga po poston vazhdimisht foto në rrjetet e saj sociale.
30-vjeçarja bëri një turne në Matogiannia, ku u prit nga kamera e Mykonos Live TV, e cila i bëri disa pyetje.
Influencuesja me 3.2 milionë ndjekës në llogarinë e saj në Instagram zbuloi se çdo vit e viziton ishullin dhe se ka një dobësi të veçantë për ushqimin grek, të cilin e konsideron më të mirën pas atdheut të saj.