Një aksident fatal ka ndodhur në afërsi të provincës Yozgat në Turqi, të dielën vonë mbrëma, kur një autobus pasagjerësh ra në një luginë.
Konkretisht, siç raportojnë mediat turke, drejtuesi i autobusit të pasagjerëve që udhëtonte nga Sebastia për në Stamboll ka humbur kontrollin e mjetit, si pasojë ka kaluar në anën e kundërt të trafikut dhe ka rënë në një humnerë 30 metra.
Njëmbëdhjetë pasagjerë vdiqën në vend. Një tjetër viktimë ka ndërruar jetë pas plagëve të marra pasi është dërguar në spital. 19 pasagjerë të tjerë kanë pësuar lëndime, ndërsa njëri prej tyre mësohet se ndodhet në gjendje kritike për jetën. Në autobusin fatkeq ndodheshin gjithsej 31 pasagjerë.
Shërbimet e urgjencës, përfshirë ekipet e shëndetësisë, policisë, xhandarmërisë dhe AFAD, kanë shkuar menjëherë në vendngjarje.