Autoritetet greke kanë identifikuar dhe janë vënë në kërkim të autorit të dyshuar të vrasjes së Aleksandër Zakës, i cili u ekzekutua me armë zjarri në ishullin grek të Salamina pasditen e së shtunës (12 gusht).

51-vjeçari, nga Lushnja, u gjet i vrarë me plumb pas koke ulur në një karrige në oborrin e shtëpisë së tij. Viktima u gjet nga miku i tij, i cili njoftoi edhe policinë.

Pas hetimeve, autoritetet greke kanë shpallur në kërkim autorin e krimit, i cili dyshohet se ka qëndruar më parë në banesën e viktimës, raporton Protothema.

Teksa hetimet vazhdojnë, policia greke po punon për kapjen e vrasësit të shqiptarit.

Viktima nuk rezulton me precendentë penal dhe se kishte rreth 15 vite pa ardhur në Shqipëri.