Rusia po përgatitet të nisë një sulm me “flamur të rremë” në një rafineri nafte në Bjellorusi, sipas shërbimit të sigurisë të Ukrainës. Sulmi në uzinën e Mozyr do t’i fajësohet diversantëve ukrainas në një përpjekje për të tërhequr Bjellorusinë në luftë, tha ai.
Pretendimet e shërbimit bazohen në informacionin e marrë nga disa burime, duke përfshirë një ushtarak të kapur rus, thuhet në një deklaratë në Telegram . Ai shtoi se përgatitja e sulmit po kryhet nga “një grup sabotazhi dhe inteligjence” i përbërë nga personeli i Forcave të Armatosura Ruse dhe anëtar i grupit mercenar Wagner.
“Shërbimi i Sigurisë paralajmëron ushtrinë bjelloruse kundër pjesëmarrjes në një luftë të plotë kundër Ukrainës. Çdo pushtues që kalon kufirin e shtetit tonë do të shkatërrohet nga forcat tona të sigurisë dhe mbrojtjes,” përfundoi ai.