Janë 1743 aplikantë kanë zgjedhur këtë vit degën e Mjekësisë, ndryshe nga një vit më parë kur aplikantët ishin 3183 kandidatë, ndërkohë që qeveria rriti kuotat e pranimit.
Shqiptarja.com publikon listën e aplikantëve. Këtë vit janë miratuar 500 kuota pranimi për në Universitetin e Mjekësisë, ku këtë vit hyn në fuqi vendimi i Qeverisë për punësimin 5 vite në Shqipëri.
Më 3 gusht u mbyllën aplikimet në portalin UAlbania, në të cilin maturantët kanë pasur mundësinë që të zgjedhin 10 degët e preferuara të tyre nga 653 programe të vendosura në dispozicion, me qëllim nisjen e universitetit.
Datat e testimi do njoftohet sapo të dakortësohet me QSHA.