Një vaksinë e re kundër koronavirusit, e përshtatur për variantin më të ri që po qarkullon nëpër botë, pritet të dalë në treg muajin e ardhshëm në Shtetet e Bashkuara. Mirëpo, ekspertët e shëndetësisë, mendojnë se interesi për të do të jetë i ulët edhe pse hospitalizimet nga Eris, një variant i ri Omicron, janë në rritje rreth vendit. Përveç zbehjes së frikës nga virusi dhe lodhjes, ka skepticizëm në rritje mbi meritat apo efektshmerinë e vaksinave.
Kërkesa për vaksinë ka rënë ndjeshëm që prej 2021, kur ajo u bë fillimisht e disponueshme për miliona njerëz. Ashtu si me gripin, Pfizer dhe Biontech, Moderna dhe Novavax kanë krijuar versione të vaksinës që i përshtaten variantit të ri, XBB.1.5 i cili pritet të qarkullojë gjerësisht në vjeshtë.
Shtrimet në spital nga COVID-19 janë rritur me më shumë se 40% në SHBA krahasuar me qershorin, por vijojnë të jenë rreth 90% më pak se sa nivelet e pikut në Janar të 2022, kur qarkullonte Omicron. Disa mjekë sugjerojnë që vaksina t’u jepet të moshuarëve dhe personave të tjerë të rrezikuar në bazë vjetore, bashkë më atë të gripit.