5401 persona dhe 1631 automjete kanë hyrë këtë të premte në vendin tonë nga pika e kalimit kufitar në portin detar të Durrësit.
Udhëtarët mbërritën me 5 tragete në Durrës. Fluksi i udhëtarëve nga porti më i madh i vendit vazhdon. Po ashtu dhe masat për ta përballuar atë dhe shmangur vonesat në përpunimin e udhëtarëve dhe mjeteve që mbërrijnë në vend me tragetet e linjave të Barit dhe Ankonës.
Prej disa javësh tragetet e bëjnë rrugën vajtje-ardhje dhe nga e mërkura deri të dielën çdo ditë në portin e Durrësit mbërrijnë 5 ose 6 tragete dhe po aq nisen drejt porteve italiane për të përballuar kërkesat për transport detar drejt Shqipërisë.