Vendi dhe dita e rrëzimit të avionit privat të liderit të grupit të mercenarëve Wagner nuk është rastësore. Një burim nga qeveria ruse duke ruajtur anonimatin për median ‘Moskow Times’ dha disa detaje për rrëzimin e avionit të Prigozhin mbrëmjen e djeshme.

Sipas burimeve, avioni me 10 persona është rrëzuar jo shumë larg rezidencës së Putin në Valdai. I njëjti burim thotë se edhe data ka qenë e mirëllogaritur, ekzaktësisht dy muaj pas kryengritjes së dështuar të Prigozhin ndaj Kremlinit.

“Më 23 qershor ishte marshimi në Moskë, ndërsa më 23 gusht 2 raketa. Bëjni llogaritë”- tha ai.

Valdai ndodhet në rajonin e Tver.